Mbulimi i nuses me dukat, traditë apo shpërfaqje e luksit? (VIDEO) NULL NULL 27.07.2026 08:40 27.07.2026 08:40 Foto ilustruese Një postim në rrjetet sociale ka hapur një debat të gjerë mbi një traditë që për shumë kë shihet si një simbol luksi, ndërsa për të tjerët një formë sigurie ekonomike për gruan. A është ari në dasma thjesht zbukurim dhe status, apo një plan B në një shoqëri ku gratë ende nuk gëzojnë pavarësi financiare? Për këtë polemikë, në emisionin “Ora Shtatë” kanë diskutuar aktivisten Besa Mahmuti, dhe gazetaren Dafina Qela. Qela tha se stolitë e arit janë barrë financiare për dy familjet, si të nuses ashtu edhe për familjen e dhëndrit. “Unë mendoj se femrat do duhej të ishin më vigjilente, ta kërkonin edhe të drejtën pronësore te babai, edhe sa i përket pjesës së arit, pajës së nusërisë, kjo ka qenë traditë shumëvjeçare e shqiptarëve, kështu mendoj që sot kjo traditë do të ishte mirë të mos praktikohej, sepse rinia në ditë të sotme mezi po ia dalin jetës, e lëre më me u marrë me gjëra të shtrenjta”, u shpreh gazetarja në Klan Kosova. Ndërsa Mahmuti tha se ari nuk ka qenë një simbol i dashurisë, por sipas saj, ka qenë një lloj sigurie financiare për nusen. “Në teori i ka pasur ato për vete. Nuk ka pasur të drejtë askush tjetër ta përdor atë ari, apo ta shesë, për ta përdorur për nevoja të tjera, por vetëm për atë [nusen], në rast se i vdes burri ose çka do qoftë tjetër, në teori. Në praktikë është diçka tjetër, pasi shumë gra është dashur ta shesin arin për me la borxhin e burrit apo dikujt tjetër”, u shpreh ajo në “Ora Shtatë”.