Trump i reagon Merzit: Le të merret me punët e veta NULL NULL 30.04.2026 17:31 30.04.2026 17:31 Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, në një postim të ri në rrjetin e tij social Truth, sulmoi ashpër kancelarin gjerman Friedrich Merz. Kjo përplasje filloi pasi kancelari gjerman tha se Irani po e poshtëronte ShBA-në duke vonuar negociatat në kontekstin e luftës midis ShBA-së e Izraelit kundër Iranit, Index.hr. Trump reagoi ashpër, duke thënë se Merz “mendon se është në rregull që Irani të ketë armë bërthamore” dhe shtoi se ai “nuk e di për çfarë po flet”. “Kancelari gjerman duhet të kalojë më shumë kohë duke i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës”, është shprehur ai.