Hetimet thellohen për zhdukjen e Egland Koçit, dalin detaje të reja (VIDEO) NULL NULL 11.06.2026 08:21 11.06.2026 08:21 Zhdukja e 34-vjeçarit Egland Koçi ka tronditur opinionin publik në Shqipëri. Sipas raportimeve të fundit, disa ditë para zhdukjes së tij, Koçi ishte parë duke hyrë në një zyrë për të takuar një mik. Megjithatë, kamerat e sigurisë nuk kanë regjistruar daljen e tij nga ajo hapësirë, duke ngritur dyshime të shumta për rrethanat e ngjarjes. Pamjet filmike dhe gjurmët biologjike të siguruara deri më tani kanë thelluar hetimet, ndërsa në qendër të vëmendjes së autoriteteve është vendosur Armand Shaka, i njohur ndryshe si “Armand Dhelpra”, transmeton Klankosova.tv. Lidhur me këtë rast, detaje për Klan Kosovën ka dhënë gazetari Martin Marku. Sipas tij, në hetime është përfshirë edhe një person me emrin Enea Zylferi, i cili dyshohet se ka pasur rol në rrëmbimin e Egland Koçit. Për më shumë detaje rreth zhvillimeve të fundit, ndiqni raportimin e gazetarit Martin Marku.