Tritol në zemër të Laçit: Shpërthimi në kompleksin e shërbimeve trondit banorët NULL NULL 10.05.2026 10:48 10.05.2026 10:48 Arkiv: Veturë e policisë shqiptare. Laçi është tronditur në orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi një shpërthim me lëndë plasëse ka goditur një dyqan në një kompleks shërbimesh, duke shkaktuar panik te banorët e zonës. Zhurma e fortë e shpërthimit është dëgjuar rreth orës 03:00, ndërsa forca të shumta policie kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të nisur hetimet. Sipas informacionit paraprak, një sasi tritoli ishte vendosur në qepenin e derës së dyqanit, duke shkaktuar dëme materiale, fatmirësisht pa persona të lënduar, shkruan Top Channel transmeton Klankosova. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet për dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Deri më tani nuk dihen motivet e vendosjes së lëndës plasëse, ndërsa hetimet vijojnë intensivisht.