Trepça fiton, por trajneri i tyre kacafytet me lojtarin e tij (VIDEO) NULL NULL 15.03.2025 22:44 15.03.2025 22:44 Trepça e ka mposhtur Vëllaznimin në xhiron e 24-të të Superligës së Kosovës në basketboll. Por, vëmendjen e mori kacafytja mes trajnerit të Trepçës Adis Beçiragiqit dhe basketbollistit të tij, Mikaile Tmusiqit pas përfundimit të ndeshjes. Nuk dihet se çka çoi në zemërimin e të dyve, por ishin lojtarët e tjerë të ekipit të Trepçës ata që ndërhynë, duke mos e lënë kacafytjen të shndërrohej në përleshje fizike. “Minatorët” e mposhtën Vëllaznimin me rezultat 63:59, ku me këtë fitore pozicionohen në vendin e dytë me 40 pikë, ndërsa Vëllaznimi gjendet në vendin e katër me 35 sosh.