Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tre të lënduar nga një aksident mes dy automjetesh në Vushtrri

NULL NULL
25.12.2025 11:49

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur të premten në qytetin e Vushtrrisë.

Këtë e kanë konfirmuar për Klan Kosova, burime brenda spitalit, të cilat kanë bërë të ditura se dy prej tyre ndodhen në gjendje më të rëndë shëndetësore por jashtë rrezikut për jetë.

Në pamjet e dërguara në redaksi shihet se aksidenti ka ndodhur mes dy automjetesh, të cilat po ashtu kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme