Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Policia deklarohet për aksidentin në Vushtrri, vdes një 22-vjeçar

NULL NULL
21.06.2026 07:37
Foto: Vushtrria Online

Një 22-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti të ndodhur pak para mesnatës rreth orës 23:00 në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, në segmentin në zonën e Vushtrrisë.

Si pasojë e lëndimeve të marra, i riu, drejtues i motoçikletës, nuk ka arritur të mbijetojë, transmeton Klankosova.tv.

Në aksident, sipas Policisë, janë përfshirë një motoçikletë dhe një automjet, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe hetuesit e trafikut, të cilët kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit.

“Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.Njësitet policore dhe hetuesit e trafikut kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit”, thotë PK./Klankosova.tv

Aksident i rëndë në magjistralen Vushtrri-Mitrovicë, dyshohet për viktima

lajme të ngjashme