Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Grabitje me thikë në një pompë derivatesh në Prishtinë, hajnat marrin mbi 2500 euro

NULL NULL
21.06.2026 08:53
grabitje

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes në Prishtinë, ku dy persona të maskuar kanë arritur të marrin mijëra euro nga një pompë derivatesh, pasi kanë kërcënuar punonjësit me thikë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 20 qershor 2026, rreth orës 02:50, në rrugën “Ramiz Cernica” në Prishtinë. Dy punëtorët e pompës së derivateve kanë raportuar se derisa ishin në vendin e tyre të punës, në objekt kanë hyrë dy persona të maskuar, transmeton Klankosova.tv.

Nën kërcënimin e një arme të ftohtë (thikë), të dyshuarit kanë marrë para të gatshme në vlerë prej rreth 2,539.64 eurosh dhe më pas janë larguar në drejtim të panjohur, thuhet në njoftim.

Policia ka bërë të ditur se rasti është iniciuar si “Grabitje”, ndërsa hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve janë duke vazhduar.

lajme të ngjashme