Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

U aksidentua për vdekje në Vushtrri, sot varroset 22-vjeçari

NULL NULL
21.06.2026 09:24
Viktima e aksidentit në Vushtrri/ Drilon Meniqi

22-vjeçari që humbi jetën në një aksident trafiku në zonën e Vushtrrisë do të varroset sot.

Siç kanë njoftuar familjarët përmes një postimi në Facebook, i riu Drilon Meniqi do të varroset në kohën e namazit të drekës.

Njëherësh, i ndjeri humbi jetën mbrëmë pas një aksidenti që ka ndodhur mes një automjeti dhe një motoçiklete, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, ku si drejtues i motoçikletës nuk ka arritur të mbijetojë.

“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi. Me dhimbje të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe dashamirët se ka ndërruar jetë i dashuri ynë DRILON MENIQI. Varrimi i të ndjerit do të bëhet me namazin e drekës. Ftohen të gjithë ata që dëshirojnë të marrin pjesë dhe të nderojnë të ndjerin në përcjelljen e tij të fundit. Lusim Allahun e Madhërishëm ta mëshirojë, ta falë dhe ta shpërblejë me Xhenetin Firdeus”, thuhet në njoftimin mortor. /Klankosova.tv

Ky është i riu që humbi jetën tragjikisht nga aksidenti me motoçikletë në Vushtrri

lajme të ngjashme