Tre të arrestuar në Elbasan, sekuestrohen 22 kilogramë kanabis dhe disa armë NULL NULL 09.10.2023 15:16 09.10.2023 15:16 Foto ilustruese. Policia e Shqipërisë Tre persona janë arrestuar në Elbasan për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se janë sekuestruar rreth 22 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike. Gjithashtu, janë sekuestruar edhe dy armë gjahu dhe municion luftarak.