Transmetojnë veten duke studiuar për provime NULL NULL 20.02.2019 14:35 20.02.2019 14:35 Gongbang që në përkthim i bie “Transmetim i Të Mësuarit” është një lloj i video-ve në YouTube ku njerëzit e filmojnë veten teksa studiojnë, apo teksa mësojnë për një lëndë të caktuar mësimore. Këto video janë bërë aq interesante, saqë disa prej tyre i kanë miliona vizitorë në disa prej tyre. Njerëzit që i krijojnë dhe i shikojnë këto video, thonë se iu ndihmojnë që ta mbajnë fokusin dhe që t’i kalojnë provimet. Njëri prej praktikuesve të kësaj metode, që nofkën në YouTube e ka “Njeriu i Ulur Pranë Meje”, thotë që kur dikush mëson vet, atëherë ndjehet vetëm, porse përmes këtyre video-ve reduktohet vetmia në të mësuar. Ai i ka 20 mijë ndjekës në YouTube, dhe e transmeton veten duke mësuar për 3-4 orë, apo varet se sa i duhet për të mësuar.