Transgjinorja bëhet “Mbretëresha e bukurisë” në Indi NULL NULL 05.06.2021 10:14 05.06.2021 10:14 Naaz Joshi është një femër transgjinore nga New Delhi e cila e fitoi titullin bukurisë në një konkurs virtual. Në vazhdën e muajit të “Krenarisë” që festohej çdo vit në qershor për të njohur komunitetin LGBTI, Naaz Joshi, fitoi titullin Empress Earth 2021-22, një titull ndërkombëtar i bukurisë, transmeton Klankosova.tv. Përcjellësja e parë e saj ishte Valentina nga Kolumbia dhe e dytë ishte Olivia nga Meksika. Konkursi pritej që të mbahej më 1 qershor në Dubai, por, u mbajt në mënyrë virtuale për shkak të pandemisë COVID-19. Në konkursin online, më shumë se 15 vende morën pjesë në Empress Earth 2021. Pesë vendet e para ishin Kolumbia, Spanja, Brazili, Meksika dhe India. Garuesve iu dhanë detyra së bashku me fustanin e mbrëmjes dhe prezantimin e kostumit kombëtar në takimin dixhital. Ndërkohë ,Naaz ka fituar edhe disa tituj të tjerë në konkurset e bukurisë si, Miss Universe Diversity 2020, Miss World Diversity 2017-20, Miss Republic INTERNATION Beauty dhe Miss United Nations.