Trajneri i Australisë në ragbi kritikon mediet “negative” NULL NULL 17.08.2023 15:51 17.08.2023 15:51 Trajneri i Australisë, Eddie Jones, kritikoi mediet “negative” pasi skuadra e tij në Kupën e Botës u mor në pyetje përpara nisjes së tyre për në Francë. “Unë e di se çfarë nuk shkon me ragbin australian dhe një pjesë prej juve të rinjve janë problemi”, tha Jones në një konferencë shtypi. “Faleminderit për konferencën më të keqe të shtypit që kam pasur ndonjëherë në ragbi botëror. Bravo – më e keqja që kam parë ndonjëherë”, ka thënë ai. Duke folur në aeroportin e Sidneit, ish-trajneri i Anglisë shtoi: “Nuk mund ta besoj nivelin e negativitetit këtu. Ju jeni kaq negativ për gjithçka”, ka shtuar Jones. “Ne do të shkojmë në një Kupë Bote që ju mendoni se nuk mund ta fitojmë. Na thoni se jemi të tmerrshëm dhe ne do t’ju vërtetojmë se e keni gabim. Unë mund ta ndiej këtë negativitet – duhet ta laj veten sepse thjesht po ma shpif”, tha ai. “Nëse nuk keni asgjë pozitive për të thënë, mos pyesni ju lutem. Më pëlqen ky negativitet – është fantastik. E dua, e dua – vazhdo, vazhdo, vazhdo”, ka thënë trajneri më tej. Australia ka humbur të katër testet që kur Jones filloi mandatin e tij të dytë në krye të Australisë në janar, pas shtatë vitesh si trajner i Anglisë.