Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tragjike: Vdesin aksidentalisht babë e bir në Deçan

NULL NULL
28.06.2026 22:28

Një rast i rëndë raportohet se ka ndodhur këtë të diel në fshatin Maznik të Deçanit.

Lajmi u bë i ditur nga Hajdar Sutaj, kryetari i Kuvendit Komunal të Deçanit.

Përmes një njoftimi prekës në Facebook, Sutaj bëri të ditur se Xhemajl dhe Hasan Mustafaj kanë humbur jetën aksidentalisht, transmeton Klankosova.tv.

“Në këto momente të vështira, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Mustafaj. Zoti ua dhëntë forcën ta përballojnë këtë dhimbje të madhe. Shpirtrat e tyre pushoftë në Xhenet”, ka shkruar ai.

Klankosova.tv ka kontaktuar edhe me policinë për detaje shtesë, dhe është ende në pritje të një përgjigje.

lajme të ngjashme