Tjetër rast dhune mbrëmë në Prishtinë, burri rrah gruan dhe arratiset NULL NULL 09.05.2024 09:13 09.05.2024 09:13 Një tjetër rast dhune e burrit ndaj gruas, raportohet të ketë ndodhur mbrëmë në Prishtinë. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, viktima femër kosovare, ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, transmeton klankosova.tv. Rasti është në hetim e sipër, ndërsa i dyshuari raportohet se është në arrati dhe po kërkohet nga autoritetet.