Tingujt e Bareshës dëgjohen në Lisbonë të Portugalisë (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tingujt e Bareshës dëgjohen në Lisbonë të Portugalisë (VIDEO)

NULL NULL
20.03.2023 22:36

105 pjesëtarë të korit dhe orkestrës së Filarmonisë së Kosovës performuan sonte në Qendrën e Kulturës Belem.

U interpretuan vepra Baresha e Rexho Mulliqit dhe Nexhmije Pagarushës, Rrugëtimi nga Valton Beqiri, Mesha për Paqe e Karl Jenkins dhe për nderë të pritjes nga ana portugeze, performuan veprën Cancao do Mar, ka bërë të ditur Ministria e Kulturës e Kosovës.

Ky koncert shumë i veçantë që po mbahet në kuadër të Javës së Kulturës së Kosovës në Portugali u prit tejet mirë nga publiku.

“Tinguj të muzikës shqipe në Lisbonë. Performancë e mahnitshme nga Filharmonia e Kosovës”, ka shkruar ministri i Kulturës Hajrulla Çeku.