Intervenuesit emergjentë: ‘Shpëtimtarët’ nuk gjejnë ndihmë nga shteti (VIDEO) NULL NULL 14.07.2026 20:33 14.07.2026 20:33 Në momentet kur rrezikohet jeta e njerëzve, janë ndër të parët që shihen si shpresë për shpëtim. Gjatë zjarreve, vërshimeve, tërmeteve apo kërkimeve për persona të zhdukur, anëtarët e Shoqatës së Kërkim-Shpëtimit dalin në terren pa hezitim. Këtë mision vullnetar e kanë zhvilluar tash e dy vite, ndërsa gjatë kësaj periudhe numri i anëtarëve të shoqatës është rritur. Në mesin e tyre ka mjekë, profesorë, sportistë dhe profesionistë nga fusha të ndryshme, por ajo që i bashkon mbetet vullneti për të ndihmuar qytetarët në raste të vështira, raporton Klankosova.tv. Megjithatë, përfaqësuesit e shoqatës thonë se përballen me mungesë të mbështetjes dhe pajisjeve të nevojshme për ndërhyrje. Për të kuptuar se për çfarë bëhet fjalë ndiqni kronikën në vijim: