Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sekretari i LDK-së: Jemi të fokusuar tek institucionet e reja (VIDEO)

NULL NULL
14.07.2026 20:40

Ndonëse vëmendja e opinionit është te Lidhja Demokratike e Kosovës, kjo e fundit prioritet ka diçka tjetër.

E ai është evitimi i një krize të re politike dhe bërja e vendit me institucione të reja.

Sipas Sekretarit të LDK-së, Ilir Ferati, nëse dikush prioritet i ka zhvillimet brenda partisë, atëherë LDK-ja dhe kryetari i saj, Lumir Abdixhiku, është i gatshëm të respektojë çdo procedurë që del nga statuti i saj. Qoftë edhe votëbesimi ndaj tij.

Ky iu bëri thirrje zyrtarëve dhe strukturave të LDK-së që debatet e brendshme t’i zhvillojnë në forumet e partisë dhe jo përmes deklaratave publike.

Ai theksoi se dallimet duhet të adresohen në përputhje me statutin e LDK-së.

Ndiqeni kronikën për më shumë detaje:

lajme të ngjashme