Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mungesa e sigurimit shëndetësor: 350 policë të lënduar, ‘vuajnë’ pa mbështetje (VIDEO)

NULL NULL
14.07.2026 20:27

Uniformën veshur e mbajti mbi 20 vite. Gjatë kësaj kohe, Shaban Tasholli, tashmë i pensionuar nga Policia e Kosovës, u përball edhe me sfida.

Në mesin e sfidave, edhe të tilla si problemet me shëndet, raporton Klan Kosova.

Angazhimin e tij kur ishte në Sindikatë e nisi nga një ankesë e një gruaje, që burri polic iu lëndua në detyrë.

E meqë shteti s’ia zgjati dorën kurrë, bamirësinë e nisi me kolegët policë.

Sipas statistikave që ka siguruar Klani, janë mbi 350 policë që gjatë 2024-tës, 2025-tës dhe gjysmës së parë të këtij viti, janë të lënduar në detyrë.

Nevoja që këta të kenë një sigurim shëndetësor është e madhe.

Ndërkohë pasardhësi i tij në detyrë, thotë se ndonëse s’ka sigurim shëndetsor, policët po ndihmohen me shërbime falas.

Përgjatë dy viteve e gjysmë të fundit, dhjetra prej tyre e lëshuan punën, 55 vdiqën e 2 ranë në krye të detyrës. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme