Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

​Theret për vdekje një 14-vjeçar në Prilep të Maqedonisë së Veriut

NULL NULL
01.03.2024 10:33
Foto ilustruese
Foto ilustruese

Një 14-vjeçar është gjetur mbrëmë rreth orës 19:30 pa shenja jete me plagë të shumta therëse dhe gjakderdhje të jashtme në qendër të Prilepit në trotuarin e bulevardit “Goce Dellçev” përballë Shtëpisë së Kulturës “Marko Cepenkov”.

Alsat shkruan se ai nuk dha shenja jete dhe u dërgua në spitalin e qytetit, ku të gjitha përpjekjet për ta ringjallur rezultuan të pasuksesshme.

Policia dhe prokurori themelor publik kanë bërë kontroll. Në trupin e 14-vjeçarit është urdhëruar autopsia.

lajme të ngjashme