Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Thaçi dhe Veseli nuk e lënë në lloç Azem Sylën”

NULL NULL
30.04.2016 00:03

Fjalët se Azem Sylën e kanë lënë në baltë Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi janë tendencioze dhe qëllimkëqija, ka thënë në Ora e Fundit në Klan Kosova, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bislim Zogaj.

“Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli nuk e lënë Azem Sylnë në lloç, sepse askush nuk e njeh më mirë se ata”, ka thënë Zogaj, duke shtuar se gjërat do të sqarohen shpejt dhe deputeti i PDK-së, Azem Syla, do të dalë i pafajshëm.

Madje, sipas Zogajt, Syla është një njeri që duhet marrë shembull nga të gjithë, për gatishmërinë e tij për t’u përballur me drejtësinë.

“Në Europë e ke të vështirë të gjesh një personalitet si Azem Syla, ai ka dorëzuar mandatin e deputeti vetëm për shpifje”.

Por, “shumë shpejt të gjithë që flasin pa argumente do të binden se Azem Syla ëshë i pafajshëm”, ka deklaruar në Ora e Fundit Zogaj.

Syla54

klankosova.tv

lajme të ngjashme