Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Testi i maturës: Maturantët në stres, telashe me aplikimin (VIDEO)

NULL NULL
05.06.2026 20:43
Testi i maturës: Maturantët në stres, telashe me aplikimin (VIDEO)

Në grupin “maturantët 2026”, që deri tash ka mbi 5 mijë anëtarë, anëtarët e tij po e qajnë hallin mes vete për pamundësinë e aplikimit për testin e maturës, që do të mbahet më 20 qershor.

Disa nga ta madje s’po mund të kyçen fare në e-Kosova, e të tjerë nuk po i marrin konfirmimet, ani se shprehen se po presin me orë të tëra, raporton Klan Kosova.

Por problemet të tilla, sipas Ismet Poterës, njohës i arsimit, s’do të duhej të kishte pasi shkaktojnë edhe stres shtesë tek të miturit.

Madje ky vlerëson se do të duhej që të bëheshin edhe prova para se të hapej afati.

Edhe Shkëlqim Miftari, ekspert i teknologjisë, pohon se do duhej angazhim më i madh që të mos dështojë platforma.

Për këto probleme, gjatë ditës nuk qenë të qasshëm për Klanin nga Divizioni për Vlerësim dhe Standarde në Ministrinë e Arsimit.

Thirrja për nxënësit që ta paraqesin testin, u hap më 1 qershor ndërkaq do të jetë e hapur deri më 12 qershor.

lajme të ngjashme