Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tentim-vrasje në veri

NULL NULL
05.05.2024 13:57
Leposaviq, fotoilustrim

Një rast i tentim-vrasjes ka ndodhur pas mesnatës në veri të Kosovës.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshanit.

Elshani tha se rasti ka ndodhur në fshatin Soçanicë të Leposaviqit.

“Nuk ka persona të plagosur, nuk kemi të arrestuar”, tha Elshani.

Ai nuk bëri të ditur detaje të tjera lidhur me rastin.

Nuk dihet arsyeja apo edhe individët e përfshirë në këtë rast/ Klankosova.tv

lajme të ngjashme