Tentim kontrabande në Kamenicë, sekuestrohen 1 mijë kilogramë speca NULL NULL 29.08.2025 21:19 29.08.2025 21:19 Policia e Kosovës ka bërë të ditur se e ka parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra, të premten. Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se në fshatin Lisockë të Kamenicës është ndaluar një automjet me targa vendore, në të cilin kishte rreth 1 mijë kilogramë speca. “Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur 92 pako me speca në sasi totale rreth 1 mijë kilogramë (me vlerë sipas tregut rreth 2,500 – 3,000 euro), për të cilat i dyshuari nuk kishte prezantuar dokumentacion të vlefshëm”. “Në lidhje me procedurat e mëtejme është njoftuar prokurori kujdestar me vendim të të cilit iniciohet rasti, ndërsa mallrat dorëzohen në pikën doganore kompetente”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv