Tronditet Kombëtarja e Italisë: Maldini dhe Leonardo japin dorëheqjen NULL NULL 27.07.2026 19:37 27.07.2026 19:37 Paolo Maldini dhe Leonardo nuk janë më pjesë e projektit të ri të Kombëtares së Italisë. Vetëm pak ditë pas emërimit të tyre, dyshja ka vendosur të japë dorëheqjen për shkak të mosmarrëveshjeve të krijuara pas dështimit të emërimit të Andrea Pirlos si trajner i “Azzurrëve”, transmeton Klankosova.tv. Largimi i tyre përbën një goditje të madhe për Federatën Italiane, e cila tashmë duhet të nisë nga e para në kërkim të drejtuesve dhe trajnerit të ri të kombëtares. Një zhvillim i papritur që ka shkaktuar reagime të shumta në futbollin italian.