Lufta me zjarret në Shqipëri, Rama premton një pagë ekstra për trupat e Ministrisë së Mbrojtjes NULL NULL 27.07.2026 20:00 27.07.2026 20:00 Këtë vit Shqipëri nuk është vënë përballë situatave të papërballueshme me zjarret, ndryshe nga një vit më parë, i cili ka qenë sfidues. Ministri i Mbrojtjes së Shqëipërisë është shprehur se kalimi i qetë i korrikut nuk e ka ndalur këtë Ministri t’u tregojë “prangat” të gjithë atyre që ndezin zjarre në mënyrë të qëllimshme. Në takimin me trupat e emergjencave civile, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama lajmëroi se flotës shqiptare do t’i shtohen edhe avionë zjarrfikës, por jo tani, pasi pritet që të mbërrijnë në fund të vitit. Ndërsa i kishte sugjeruar Këshillit të Ministrave që të gjithë personat e angazhuar në operacionet për përballimin e zjarreve të shpërblehen me një pagë ekstra, Rama solli në vëmendje edhe situatën me të cilën po përballen Franca dhe Spanja nga zjarret. Për këtë arsye, ai kërkoi gatishmëri nga të gjitha autoritetet, në mënyrë që vendi të mos gjendet në situata të paparashikueshme./A2Cnn