Hoxha kritika të ashpra Kurtit: Ka abuzuar me përgjegjësinë e tij (VIDEO) NULL NULL 27.07.2026 19:07 27.07.2026 19:07 Deputetja e zgjedhur e PDK-së Eliza Hoxha, ka pasur kritika të ashpra në drejtim të kryeministrit në detyrë dhe njëherit kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Hoxha në DPT te Fidani në Klan Kosova deklaroi se Kurti po abuzon me përgjegjësinë e tij. “Ndoshta për të krijuar profil që ndoshta “unë jam bërë 4 herë kryeministër”, “Unë 3 herë i kam fituar zgjedhjet mbi 50%”, se di duket po do ta mbarojë një histori të vetën, se nuk po marrë vesh më se pse duhet ta lëmë vendin pa institucione”, deklaroi ajo në Klan Kosova.