Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shpëtoi për pak nga tragjedia në avion, por ‘Ryanair’ i ofroi vetëm një fluturim tjetër

NULL NULL
27.07.2026 18:38

Një pasagjer i Ryanair, i cili për pak sa nuk humbi jetën pasi u tërhoq pjesërisht jashtë dritares së avionit, ka akuzuar kompaninë ajrore se nuk ka bërë asgjë për të, përveçse i ka ofruar mundësinë për të rirezervuar fluturimin.

Ai tha se në dy javët pas incidentit nuk kishte marrë asnjë telefonatë apo kontakt të drejtpërdrejtë nga Ryanair.

“Gjithçka që kemi marrë kanë qenë një email drejtuar djalit tim, i cili kishte rezervuar biletat, ku na pyesnin nëse donim të rirezervonim fluturimin dhe si isha unë. Por, askush nga kompania nuk më ka kontaktuar drejtpërdrejt, as edhe një telefonatë për të treguar shqetësim,” tha ai.

Ndërsa gruaja e tij tha se ekuipazhi i kabinës “ngriu” nga frika dhe nuk reagoi në mënyrë aktive gjatë momentit kritik, raporton Telegraph, transmeton Klankosova.tv.

“Dukej sikur ata ishin më të frikësuar se ne. Ishin vetëm pasagjerët ata që ndihmuan dhe treguan guxim”.

Incidenti ndodhi më 10 korrik gjatë fluturimit nga Selaniku i Greqisë drejt Memingenit në Gjermani.

Dëshmitarët thanë se 61-vjeçari u tërhoq nga presioni i ajrit dhe qëndroi i varur jashtë avionit në një pozicion diagonal. /Klankosova.tv

Rrëfimi i pasagjerit pas tmerrit që përjetoi në avion: “Jetën ia shpëtoi një shqiptar”

Pasagjeri “doli pjesërisht jashtë dritares”, avioni bën ulje emergjente

lajme të ngjashme