Tensionet SHBA-Iran rrisin sërish çmimet e naftës NULL NULL 13.07.2026 17:59 13.07.2026 17:59 Çmimet e naftës janë rritur pas përshkallëzimit të sulmeve mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, duke shtuar shqetësimet për mbylljen e deklaruar nga Teherani të Ngushticës së Hormuzit. Nafta Brent, referenca globale e tregut, u rrit me 3.6 për qind duke arritur në rreth 78.7 dollarë për fuçi, ndërsa nafta amerikane WTI u rrit me 3.5 për qind, në 73.92 dollarë për fuçi. Analistët e “Deutsche Bank” kanë thënë se përplasjet mes SHBA-së dhe Iranit janë përqendruar gjithnjë e më shumë në Ngushticën e Hormuzit, ku Irani pretendon se rruga ujore është praktikisht e mbyllur dhe ka paralajmëruar anijet të mos kalojnë aty, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv Ndërkohë, zyrtarët amerikanë kanë insistuar se ngushtica mbetet e hapur dhe kanë nisur shoqërimin e anijeve tregtare. Sipas analistëve, raportimet për dëmtime të anijeve, ndërprerje të sulmeve me raketa e dronë dhe goditje ndaj objekteve ushtarake e energjetike në rajon tregojnë zgjerimin e konfliktit.