Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Telefonoi nipin nga kabina e votimit, s’hapet rast penal ndaj të moshuarit në Prishtinë

NULL NULL
07.06.2026 19:11

Një i moshuar është shoqëruar sot nga policia në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë, pasi dyshohet se telefonoi një familjar nga kabina e votimit.

I njëjti, për Klan Kosova deklaroi se nuk e dinte që ky veprim mund të bartte pasoja ligjore, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa Liridonë Kozmaqi-Hajdaraj, udhëheqësja e Zyrës për Komunikim në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, në një prononcim për gazetarin Liridon Zeqiri, tha se lidhur me këtë rast, nuk është hapur asnjë rast penal.

“Pasi që nuk ka pasur asnjë element për dyshimin për kryerjen e ndonjë vepre penale”, thuhet në përgjigjen e saj.

I moshuari ndalohet nga policia në Prishtinë, telefonoi nipin nga vendvotimi (VIDEO)

lajme të ngjashme