Të porsamartuarit Dua Lipa dhe Callum Turner shijojnë muajin e mjaltit në Sicili NULL NULL 10.06.2026 16:25 10.06.2026 16:25 Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa dhe bashkëshorti i saj, aktori Callum Turner, po shijojnë ditët e para të martesës në një prej destinacioneve më luksoze të Italisë. Çifti është parë në hotelin prestigjioz San Domenico Palace në qytetin piktoresk të Taormina, ku kaluan disa ditë relaksi pas festimeve madhështore të dasmës së tyre në Palermo. Hoteli luksoz njihet gjerësisht si vendi kryesor i xhirimeve të sezonit të dytë të serialit të suksesshëm The White Lotus. I vendosur në majë të një shkëmbi me pamje mahnitëse nga vullkani Mount Etna, ai konsiderohet një nga destinacionet më ekskluzive në Sicili. Sipas raportimeve, Dua dhe Callum mbërritën në Taormina pasi kaluan fundjavën në Palermo, ku organizuan festimet e dasmës së tyre me pjesëmarrjen e shumë emrave të njohur të industrisë së muzikës dhe artit. Në mesin e të ftuarve thuhet se ishin Charli XCX, Elton John dhe Mark Ronson. Mediat britanike raportojnë se gjatë ceremonisë romantike, Elton John interpretoi disa nga hitet e tij për çiftin, duke i dhënë një atmosferë edhe më të veçantë ngjarjes së shumëpërfolur. . Ndërkohë, fotografitë e publikuara në media i tregojnë Dua Lipën dhe Callum Turner duke shëtitur dorë për dore në rrugicat e Taorminës, duke shijuar qetësinë dhe romantikën e bregdetit italian pas një dasme që thuhet se ka kushtuar rreth 1.5 milion paund. /Klankosova.tv