Të paktën 94 gazetarë të vrarë gjatë luftës Izrael-Hamas NULL NULL 06.03.2024 18:17 06.03.2024 18:17 Të paktën 94 gazetarë të vrarë që nga 7 tetori Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) ka thënë se të paktën 94 gazetarë janë vrarë në Gaza, Izrael dhe Liban që nga fillimi i konfliktit midis Izraelit dhe Hamasit më 7 tetor. Që nga 6 marsi, hetimet paraprake të CPJ treguan se 89 gazetarë palestinezë, 2 izraelitë dhe 3 libanezë ishin në listën që vdiqën gjatë luftës, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv. Gazetari i fundit që humbi jetën në konflikt ishte Mohammad Salama, gazetar i kanalit satelitor Al-Aqsa i cili u vra nga një sulm ajror gjatë natës në Deir Al-Balah, sipas Zyrës palestineze të Medias.