Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Të paktën 20 palestinezë u vranë gjatë fundjavës në sulmet izraelite në Rafah – “zonën e sigurt”

NULL NULL
05.02.2024 13:30
Foto nga arkiva: Rafah
Foto nga arkiva: Rafah

Të paktën 20 palestinezë u vranë gjatë fundjavës në sulmet izraelite në Rafah, qyteti i Gazës i përcaktuar më parë një zonë e sigurt nga ushtria izraelite dhe ku qindra mijëra palestinezë kishin ikur, sipas agjencisë humanitare të OKB-së OCHA.

Në raportin e saj të fundit mbi konfliktin dhe duke cituar të dhëna nga Ministria e Shëndetësisë e Gazës, OCHA tha se 234 palestinezë u vranë gjatë fundjavës, duke e çuar numrin total të vdekjeve në Gaza që nga 7 tetori në 27 mijë e 365.

Mijëra njerëz të tjerë mendohet se janë varrosur nën rrënoja dhe pothuajse 67 mijë janë plagosur. Shumica e të vrarëve janë gra dhe fëmijë.

Incidentet më vdekjeprurëse gjatë fundjavës përfshinin të paktën 11 palestinezë të vrarë në një sulm në një ndërtesë banimi pranë spitalit An Najjar, në Rafah lindor të shtunën herët, tha OCHA, raporton The Guardian, transmeton Klankosova.tv.

Pesë palestinezë të tjerë duke përfshirë një fëmijë u vranë në një sulm në një ndërtesë tjetër banimi në Rafah lindor të shtunën pasdite dhe katër palestinezë të tjerë u vranë në një sulm tjetër në një ndërtesë banimi në Rafah lindor në orët e hershme të së shtunës.

Mijëra palestinezë vazhdojnë të ikin në Rafah nga Khan Younis, më në veri, ku Izraeli po përqendron tani sulmet e tij. Megjithatë javën e kaluar ministri i mbrojtjes Yoav Gallant tha se ushtria tani do ta kthejë fokusin e saj në Rafah.

Sulmet izraelite do të lënë një popullatë tashmë të traumatizuar që lufton për të gjetur ushqim, ujë, strehim dhe trajtim mjekësor në një situatë edhe më të dëshpëruar.

 

 

lajme të ngjashme