Tayna me “Si ai” e gjashta në botë në Shazam NULL NULL 19.08.2024 13:44 19.08.2024 13:44 Tayna. Kënga “Si ai” kënduar nga Tayna, po vazhdon me suksese edhe nëpër botë. Së fundmi, reperja ka bërë të ditur se kjo këngë radhitet e gjashta në botë në platformën “Shazam”, njofton Klankosova.tv. Teksa ka shpërndarë në Instagram tabelën që dëshmon këtë gjë, artistja vendosi edhe një emoji të përlotur. Pas kësaj kënge e cila u bë virale gjithandej trojeve shqipfolëse dhe më gjërë, Tayna e ka gati edhe një projekt të ri muzikor i cili pritet të lansohet së shpejti.