Taravari viziton mësuesin e tij për 7 Mars (VIDEO) NULL NULL 07.03.2024 21:32 07.03.2024 21:32 Arben Taravari Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe kandidati për president në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravari, me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, vizitoi mësuesin Selman Kalisin në shtëpinë e tij. “Gëzuar 7 Marsin mësuesit tim të dashur Selman dhe të gjithë mësuesve kudo ku janë! Mirënjohje dhe respekt për kalorësit e dijes!”, shkruan Taravari. Krahas vizitës së mësuesit, Taravari sot ishte i pranishëm edhe në drekën solemne të mësimdhënësve pensionistë të arsimit shqip, duke i falënderuar veteranët e arsimit shqip për kontributin e jashtëzakonshëm që kanë dhënë në arsimimin e gjeneratave shqiptare. “Për të festuar 7 Marsin, Ditën e mësuesit shqiptar, u mblodhëm në drekë të përbashkët me veteranët e arsimit, me të cilët në këtë ditë rikujtojmë përpjekjet titanike për shkollën shqipe, kontributin mbinjerëzor të iluministëve tanë për arsim, shkencë dhe kulturë. Mesazhi i tyre edhe në këtë kohë na jep forcë dhe kurajo që ta çojmë përpara misionin e shenjtë për më shumë dituri dhe dritë. Gëzuar 7 Marsi, për të gjithë mësimdhënësit shqiptarë!”, deklaroi ai.