Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tarantino përmend shtatë filma ‘perfekt’

NULL NULL
13.11.2022 08:56

Quentin Tarantino i ka komentuar shtatë filmat për të cilët thotë se janë “të padiskutueshëm”.

Regjisori, i cili ishte i ftuar te Jimmy Kimmel, promovoi librin e tij të sapo publikuar “Cinema Speculation”.  Në librin e tij, i cili përshkruan kujtimet dhe pjesërisht historinë e Hollivudit në teorinë e  filmit – Tarantino shkruan se ka “shumë pak filma të përsosur”, por sipas tij “Texas Chainsaë Massacre” (shqip: masakra me sharrë elektrike në Teksas), është njëri prej tyre.

Filmi “Slasher” i drejtuar nga Tobe Hooper është bërë një klasik kulti që nga publikimi i tij në 1974, shkruan The Independent, transmeton Klankosova.tv.

I pyetur nga prezantuesi Jimmy Kimmel se cilët filma të tjerë ai i konsideron si “perfekt”, Tarantino u përgjigj: “Epo, nuk ka shumë prej tyre”.

Fituesi i Oskarit vazhdoi të përmendte pesë filma të tjerë që ai beson se i përshtaten asaj kategorie:

Jaws (1975)

The Exorcist (1973)

Annie Hall (1977)

“Some people could say Young Frankenstein, ëhich I can understand” (1974)

Back to the Future (1985)

Tarantino mohoi pretendimet e fundit të Kanye West se ai i vodhi idenë për Django Unchained.

Regjisori, megjithatë, pranoi se West iu afrua atij me një ide për një video muzikore “shumë qesharake” për këngën e tij, hit në vitin 2005 “Gold Digger” që do të kishte “temë skllav” . /Klankosova.tv/

 

lajme të ngjashme