Talenti i Kosovës transferohet në Belgjikë NULL NULL 09.09.2025 11:52 09.09.2025 11:52 Klubi belg Westerlo është përforcuar me sulmuesin e Kombëtares së Kosovës U21, Eliot Bujupi. 19 vjeçari është transferuar te Westerlo nga Stuttgarti në huazim me opsion e blerjes së kartonit. Bujupi luajti 28 minuta kundër Rumanisë të premten në takimin kualifikues për EURO 2027. Ai kishte debutuar me fanellën e Kosovës A kundër Qipros në Ligën e Kombeve.