Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Me ardhjen e mërgatës sërish zgjedhje të reja? Shabani thotë se Kurti e synon këtë (VIDEO)

NULL NULL
06.07.2026 21:27

Opinionistja Anita Shabani ka folur për mundësinë e zgjedhjeve të reja në vend dhe ndikimin që, sipas saj, mund të ketë ardhja e mërgatës në këtë proces.

Sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Shabani tha se Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti po e synojnë një situatë ku proceset politike mund të çojnë sërish drejt zgjedhjeve, duke e lidhur këtë edhe me afatet për zgjedhjen e presidentit.

 “Pak a shumë është kjo çka Vetëvendosja po synon, edhe z.Kurti, sepse e kanë thënë në vazhdimësi që “ne i kemi numrat për qeveri, shpresojmë që opozita ta kuptojë rolin e saj dhe të mos bëhet bllokadë për zgjedhjen e presidentit”. Pra, ne kemi një qeveri në detyrë e cila e ka shumicën dhe nuk bën asnjë tentativë për të bashkëbiseduar me subjektet opozitare në lidhje me pozitën e presidentit, për të cilën vendi ka shkuar në zgjedhje”, tha ajo.

Ajo shtoi se, sipas saj, nuk po vërehet një qasje e qartë për konsensus politik rreth pozitës së presidentit

 “Pra, e pret z.Kurti certifikimin e rezultateve për të diskutuar me partitë opozitare. Nuk ka asnjë nguti dhe nuk i bëhet aspak vonë që të gjendemi prapë pas dy muajsh në një ngërç të njëjtë për pozitën e presidentit. Sepse, nëse ti nuk tenton, nuk ka nevojë z.Kurti të presë certifikimin e rezultateve për t’i kuptuar numrat e secilit subjekt politik, sepse prej kohësh dihen numrat e secilit subjekt, sa do t’i kenë në Kuvend. Sepse, siç duket, zoti Kurti pret sërish afatet e fundit për zgjedhjen e presidentit, dhe ka tendencë që vendin ta çojë drejt zgjedhjeve në rast se nuk arrihet marrëveshje, u shpreh Shabani.

Ajo deklaroi se Kurti e di që nëse priten afatet e fundit për zgjedhjen e presidentit, vendi mund të shkojë në zgjedhje në fund të vitit, atëherë kur, siç tha ajo, diaspora është këtu.

“Z.Kurti e di që, nëse zgjedhjet shtyhen dhe priten afatet e fundit për tentativën e zgjedhjes së presidentit, atëherë ndoshta zgjedhjet mund të shtyhen edhe në fund të vitit, kur diaspora është këtu. Sepse, nëse z.Kurti e ka seriozisht, do të shihnim të paktën një tentativë ose një deklaratë se si do të zhvillohen bisedimet, apo një deklaratë e tillë që presidenti do të jetë konsensual, i përbashkët dhe apartiak. Por nuk kemi një qëndrim të tillë të z.Kurti”, u shpreh opinionistja Shabani./Klankosova.tv

lajme të ngjashme