Konflikt mes tre personave në Tiranë, njëri theret me thikë NULL NULL 06.07.2026 22:44 06.07.2026 22:44 Tre persona janë përfshirë në një konflikt fizik në zonën e ish-prakut në Tiranë. Njëri prej personave dyshohet se është plagosur pasi është therur me thikë. Sipas të dhënave paraprake, përplasja mes tyre ka eskaluar duke bërë që njëri nga personat e përfshirë të mbetet i dëmtuar. I plagosuri është transportuar për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të konfliktit, si dhe identifikimin e personave. /Klankosova.tv