Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Përleshje në Komoran, tre persona të lënduar – dy prej tyre janë therur me thikë

NULL NULL
06.07.2026 22:34

Një përleshje ka ndodhur sot në Komoran, ku tre persona kanë mbetur të lënduar.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në kryeqytet Enis Pllana, i cili tha se dy prej tyre dyshohet se janë therur me thikë.

“Sot rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën për një përleshje fizike në Komoran. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Nga informatat fillestare, raportohet se tre persona kanë mbetur të lënduar, (dy nga ta dyshohet se janë të lënduar nga një mjet i mprehtë)”, thuhet në konfirmim.

Pllana bëri të ditur se të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërkaq njësitet relevante janë duke u marrë me sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./Klankosova.tv

lajme të ngjashme