1 orë lojë, ende pa gola në ndeshjen Spanjë-Portugali NULL NULL 06.07.2026 22:23 06.07.2026 22:23 Rreth një orë lojë dhe ende nuk është shënuar asnjë gol në ndeshjen ndërmjet Spanjës dhe Portugalisë në kuadër të 1/8 së finales në Kupën e Botës. Në pjesën e parë ted y kombëtaret kanë pasur shumë raste shënimi, por që asnjëra prej tyre nuk kanë arritur që ta konkretizojnë në gol. Sulmuesi Mikel Oyarzabal në minutën e 8-të u gjend përballë portierit Diego Costa, por gjuajtja e tij përfundoi jashtë portë. Edhe futbollistë të tjerë patën shanse për gol, por Spanja nuk arriti të krijojë epërsi. Gjithashtu, edhe Portugalia u shfaq e rrezikshme në minutën e 12-të nëpërmjet Cristiano Ronaldos, por gjuajtja e fuqishme e tij u prit nga portieri i Spanjës, Unai Simon. Rastet e portugezëve nuk munguan as në minutat në vazhdim, por pa arritur cakun.