Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bllokada institucionale – Koci: Krizë artificiale, skandaloze zgjedhjet e shpeshta (VIDEO)

NULL NULL
06.07.2026 21:17

Analisti Melazim Koci ka deklaruar se situata aktuale politike në Kosovë është një krizë artificiale e krijuar nga mungesa e vullnetit politik për formimin e institucioneve.

Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Koci tha se ngërçi institucional që po zgjat prej 16 deri në 17 muaj nuk është i rastësishëm, por rezultat i mungesës së marrëveshjes politike, pavarësisht numrave parlamentarë.

“Tani unë e konsideroj krizë artificiale. Krejt kjo çfarë është duke ndodhur tash 16-17 muaj është artificiale, sepse nëse ke 53 mandate ose 57, siç ishin disa muaj më herët, dhe nuk ke zgjidhje për krijim të institucioneve, kjo nuk është e rastësishme. Është, domethënë, krizë e sajuar, krizë artificiale dhe fakti që nuk ka tani përpjekje, e hap emisionin me pohimin që nuk ka asnjë njoftim për kontakte, takim, do të thotë thjesht nuk ka vullnet politik për të krijuar institucione”,tha Koci.

Ai tha njëherësh se situata është shqetësuese për Kosovën, duke përmend se vendi nuk mund të përballojë zvarritje të gjata politike si disa shtete të BE-së.

“Dhe para se t’i kthehem kësaj çështjeje, desha vetëm të them këtë, është skandaloze për Kosovën, sepse Kosova tash e 18 muaj nuk e ka komoditetin e Bullgarisë që për dy vite t’i mbajë pesë palë zgjedhje. Ata janë anëtarë i Kombeve të Bashkuara, anëtarë të NATO-s, anëtarë të Bashkimit Evropian. Ne nuk jemi, ne nuk jemi asnjëra. Nuk jemi shtet madje as i përfunduar. Dhe tani bëhen lojëra të tilla tash e 18 muaj me një çështje që, në bindjen time, po të kishte vullnet politik, zgjidhet brenda dy-tre ditësh”, deklaroi Koci në Klan Kosova.

Ndiqni deklarimin e plotë:

 

lajme të ngjashme