“Stop vrasjeve në Kosovë”, protestë pas incidentit në Podujevë NULL NULL 06.07.2026 20:49 06.07.2026 20:49 Shoqata “Roja e Kohës” ka organizuar një protestë në sheshin e Podujevë, pas rastit të fundit me të shtëna armësh në këtë qytet, ku mbetën të plagosur katër persona, përfshirë edhe një kalimtar rasti. Disa qytetarë u mblodhën në shesh për të shprehur shqetësimin e tyre për rritjen e rasteve të dhunës dhe përdorimit të armëve në publik. Organizatorët theksuan nevojën për veprim të përbashkët institucional dhe shoqëror për parandalimin e ngjarjeve të tilla. “Bashkërisht të punojmë dhe veprojmë që të mos ndodh që gjakderdhja të ndodh në rrugët dhe as në familjet tona. Prandaj, stop dhunës, stop gjakderdhjes, stop vrasjeve në Kosovë”, u tha gjatë protestës./Klankosova.tv