Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çfarë ha sulmuesi më i frikshëm në botë? Dieta e Haalandit befason shumëkënd

NULL NULL
06.07.2026 21:15

Erling Haaland është sërish në qendër të vëmendjes në botën e futbollit, jo vetëm për golat, por edhe për fizikun dhe performancën e tij të jashtëzakonshme.

Sulmuesi norvegjez u bë heroi i fitores 2:1 ndaj Brazilit, duke shënuar të dy golat dhe duke e çuar Norvegjinë në çerekfinale të Kupës së Botës. Statistikat e tij me kombëtaren janë mbresëlënëse, me 62 gola në 54 ndeshje.

Një video virale nga një ndeshje ndaj Irakut, ku ai u pa duke sprintuar me shpejtësi 36.2 km/h, ka rikthyer debatet për fuqinë e tij fizike dhe për pyetjen që fansat bëjnë shpesh: çfarë ha Haaland?

Sipas raportimeve, dieta e tij arrin deri në rreth 6000 kalori në ditë, e hartuar nga familja dhe një nutricionist. Ajo bazohet kryesisht në ushqime natyrale dhe të papërpunuara, duke shmangur produktet industriale.

Në menynë e tij përfshihen mish viçi, mëlçi, vezë, bukë me brumë të thartë, mjaltë i papërpunuar, qumësht dhe biftekë të mëdhenj. Ai konsumon gjithashtu peshk si levrek, shparg dhe oriz me vezë.

Para ndeshjeve në shtëpi, babai i tij i përgatit lazanja, një ritual që është bërë i njohur edhe brenda futbollit elitar.

Haaland ka deklaruar më herët se për të është thelbësore cilësia e ushqimit dhe origjina e tij natyrale, duke theksuar rëndësinë e produkteve të freskëta dhe të papërpunuara në performancën sportive.

 

lajme të ngjashme