Takimi me ministrat e Ballkanit, Kallas: Do të diskutojmë bashkëpunimin për sigurinë dhe mbrojtjen NULL NULL 13.04.2025 22:43 13.04.2025 22:43 Shefja e Politikës së Jashtme së BE-së, Kaja Kallas, ka folur për takimin që do të ketë me ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor. Në një postim në platformën X, ajo ka thënë se BE-ja ndanë më shumë se gjeografinë me Ballkanin Perëndimor, sipas saj ndahet edhe përgjegjësia. “Siguria dhe stabiliteti ynë na lidh pranë njëri-tjetrit”. “Sonte do të takohem me Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së për të diskutuar bashkëpunimin për sigurinë dhe mbrojtjen”, ka thënë Kallas. /klankosova.tv