Super ndeshje në super orar, sfida mes Brooklyn dhe Milwaukee vjen ekskluzivisht në Artmotion NULL NULL 13.06.2021 16:12 13.06.2021 16:12 Kjo fundjavë në platformën Artmotion do të mbyllet ashtu si filloi, pra me mrekulli basketbollistike nga gjithësia e quajtur NBA. Sfida e katërt e serisë mes Milwaukee Bucks dhe Brooklyn Nets do të luhet në ”Fiserv Forum” duke startuar nga ora 21:30 dhe do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 1. Skuadra e Brooklyn Nets po udhëheq në këtë seri me rezultat prej 2-1 falë dy fitoreve në dy duelet e para në shtëpi, por pastaj morën një humbje të ngushtë prej 2 pikë në udhëtim. Dueli që pritet ta vendos edhe këtë përballje të katërt mes këtyre dy skuadrave pritet të jetë ajo mes Giannis Antetokounmpos dhe Kevin Durantit, por normalisht që epilogu i ndeshjes do të varet edhe nga paraqitjet e Khris Middleton tek Bucks dhe Kyrie Irving tek Nets. Gjithashtu pritet edhe rikthimi i James Hardenit tek nju-jorkezët. Milwaukee, 5-shja e mundshme startuese: Holiday, Middleton, Antetokounmpo, Tucker, Lopez Brooklyn, 5-shja e mundshme startuese: Irving, Harden, Harris, Durant, Griffin