Formimi i institucioneve të Kosovës, Serwer: Kompromiset do të jenë të nevojshme NULL NULL 29.06.2026 14:43 29.06.2026 14:43 Profesori amerikan, Daniel Serwer Profesori amerikan, Daniel Serwer ka folur për çështjet politike në Kosovë si dhe bllokadën institucionale. Serwer, në një intervistë për Ekonomia Online, deklaroi se Kosova ka pasur një vit jo të mirë, duke iu referuar moszgjedhjes së presidentit, transmeton Klankosova.tv. Ai tha se beson që kësaj here do të formohen institucionet, duke shtuar se kompromiset do të jenë të nevojshme. “E dini, sistemet parlamentare kanë momente të tilla dhe ju keni pasur shumë prej tyre gjatë vitit të fundit. Kjo ka qenë për të ardhur keq. Sinqerisht, mendoj se nuk ka qenë një vit i mirë për Kosovën. Është e vështirë të përcillet një imazh i stabilitetit të institucioneve dhe i qëndrueshmërisë së tyre kur nuk arrini të formoni një qeveri, kur nuk mund të zgjidhni presidentin. Prandaj, shpresoj shumë që këtë herë do të keni sukses. Kompromiset do të jenë të nevojshme. Njerëzit do të duhet të qeverisin së bashku, ndoshta pak më shumë se në të kaluarën, por kjo është e realizueshme dhe shpresoj që të bëhet”, tha Serwer. Në fund ai tha se përkundër qeverive të ndryshme që ka pasur Kosova, në thelb miqësia me ShBA-në mbetet e njëjtë. “Siç thashë, Kosova ka pasur qeveri të ndryshme gjatë viteve, por në thelb miqësia ndaj Shteteve të Bashkuara nuk ka ndryshuar”, tha Serwer.