‘Shkoi ta kthente frigoriferin’, si u dhunua klientja nga pronarët në Tiranë – flet gazetari (VIDEO) NULL NULL 29.06.2026 14:28 29.06.2026 14:28 Gazetari Martin Marku ka folur lidhur me një rast të rëndë, ku dy persona po dyshohen se kanë privuar nga liria dhe kanë ushtruar dhunë ndaj një klienteje në një dyqan me pajisje elektroshtëpiake. Në emisionin “Kosova Today”, ai tha se ngjarja dyshohet se ka nisur pas një mosmarrëveshjeje për një frigorifer të blerë më herët, për të cilin 20-vjeçarja pretendonte se nuk funksiononte dhe kërkonte kthimin e parave. “Bëhet fjalë për një frigorifer që sipas 20-vjeçares nuk punonte, pra nuk ishte në gjendje pune. Ajo kishte shkuar për ta kthyer dhe në momentin që është gjendur përballë dy pronarëve të këtij dyqani elektroshtëpiak, bëhet fjalë për Sefedina Ahmetaj dhe Edi Djola Harunaj, të cilët janë çift bashkëshortësh dhe pronarë të këtij dyqani. Në fakt, zonja ka ngritur pretendimet për t’i kthyer të gjitha të hollat që kishte paguar për frigoriferin në këtë dyqan dhe në momentin që janë përballur me këtë situatë, pra për kthimin e lekëve, çifti i bashkëshortëve e ka mbajtur përreth dy orë nën kërcënim verbal ndaj 40-vjeçares dhe më pas e kanë dhunuar atë”, tha Marku. Ndiqni detajet e plota: