Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

E rrahën klienten dhe e privuan nga liria, arrestohen pronarët e një dyqani në Tiranë  

NULL NULL
28.06.2026 11:18

Dy persona janë arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se e kanë privuar nga liria dhe e kanë rrahur klienten në një dyqan me pajisje elektroshtëpiake.

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje që dy personat, një burrë dhe një grua, kanë pasur me klienten.

Sipas forcave të rendit, burri 63-vjeçar dhe gruaja 41-vjeçare janë pronar të dyqanit.

“Dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta me një kliente në një dyqan elektroshtëpiakesh në zonën e Ish-Doganës, e kanë kanosur, i kanë hequr lirinë duke e mbajtur kundër vullnetit të saj në ambientet e subjektit dhe kanë ushtruar dhunë fizike ndaj saj.”, thuhet në njoftim.

Por, sipas njoftimit, të dy pronarët kanë rezistuar edhe gjatë arrestimit, me ç’rast njëri prej policëve është lënduar lehtë.

“Gjatë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, këta shtetas kanë kundërshtuar me forcë punonjësit policorë e Policisë, ndërsa shtetasja E. H. dyshohet se ka goditur për shkak të detyrës një punonjës policie, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.”, thuhet në njoftim.

Materialet procedurave, sipas njoftimit, i janë referuar organit të akuzës për veprime të mëtejshme. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme