Zjarr në Llakatund të Vlorës, flakët përhapen me shpejtësi nga era e fortë NULL NULL 29.06.2026 15:00 29.06.2026 15:00 Një vatër zjarri është regjistruar rreth mesditës së kësaj të hëne në fshatin Llakatund të Vlorës. Flakët kanë përfshirë sipërfaqe me bimë, ndërsa era e fortë ka favorizuar përhapjen e tyre në zona të tjera përreth. Menjëherë pas njoftimit, drejt vendngjarjes janë nisur dy automjete të shërbimit zjarrfikës, me qëllim izolimin dhe shuarjen e flakëve. Forcat zjarrfikëse po punojnë për të vënë situatën nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit./abcnews.al